Koalicioni më i madh i dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit, PAN, nuk është i siguritë nëse edhe gjatë kësaj jave janë të gatshëm t’i përgjigjen një thirrjeje tjetër për vazhdim të seancës konstituive.
Në këtë seacnë do të duhej që PDK-ja të kandidojë kryetarin për Kuvend të Kosovës, e që aktualisht e kan liderin e partisë, Kadri Veseli, dhe në këtë mënyrë t’i hapet rruga edhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi të mandatojë të nominuarin e PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj, për të marrë mbështetjen e legjislativit për të qeverisur me vendin.
Arbresh.info ka kontaktuar nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hotin, për të mësuar se kur do të ishin të gatshëm të merrnin pjesë në një seancë konstituive.
Hoti ka kërkuar që për këtë çështje të diskutohet me deputeten Blerta Deliu, e cila pasi ka dëgjuar pyetjen, ka kërkuar t’i drejtohemi në formë të shkruar, duke mos kthyer përgjigje.
Të mërkurën, përfaqësuesit politik do të mblidhen në ambientet e Kuvendit të Kosovës për t’u konsultuar rreth vazhdimit të seancës konstituive me të vetmën pikë të rendit të ditës, zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se nuk do të jetë në këtë takim duke e cilësuar si të panevojshëm.
Së fundi, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është shprehur se si zgjidhje stabile kanë mbetur vetëm zgjedhjet e reja nacionale./arbresh.info/
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...
Haradinaj: Faleminderit për urimet tuaja e gëzuar për të gji...
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...