Pamjet e 24 marsit 1999 në Prishtinë, momenti që shënoi kthesën për Kosovën

09:13 | 25 Mars 2026
Q L

Pamjet e shkrepura në Prishtinë më 24 mars 1999 rikthejnë një nga momentet më të rëndësishme në historinë e Kosovës, ditën kur nisën sulmet ajrore të NATO-s kundër forcave serbe.

Ajo natë shënoi fillimin e fundit të represionit serb në Kosovë dhe për shumë qytetarë u pa si shenja e parë e lirisë pas një periudhe të rëndë dhune, frike dhe pasigurie, shkruan Arbresh.info.

24 marsi mbetet një datë historike, që simbolizon nisjen e rrugës së Kosovës drejt çlirimit.

Pamjet e asaj kohe vazhdojnë të mbeten dëshmi të forta të një kthesë vendimtare për vendin.

Pamjet janë publikuar në Facebook nga koleksionuesi Esat Shala./Arbresh.info/