Gazemnd Elshani, kameraman i luftës, ka publikuar për herë të parë pamje ekskluzive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga vijat e frontit në Drenicë dhe zona tjera.
Elshani në emisionin “Udhëve” të shfaqur në RTK ka treguar edhe për masakrat që i kishin kryer forcat serbe në Qirez e Likshon në vitin 1998, e më pas edhe për masakrat tjera.
Në këtë emision, pamjet e xhiruara në kohën e luftës paraqesin edhe eksodin e kosovarëve gjithandej vendit, shkruan lajmi.net.
Po ashtu, në këto pamje për herë të parë shihet edhe Kadri Veseli, kryetari i PDK-së dhe Kuvendit të Kosovës.
Ai shihet në një zonë malore me disa ushtarë tjerë të UÇK-së. Veseli në krah mban një granata-hedhës apo zollë siç njihet ndryshe dhe një arma automatike.
Pamjet ku shihet Veseli mund t’i ndiqni nga minuta 36:40.

Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari