Një vizualizim tregon saktësisht se si kollitja në aeroplan mund të përhapë coronavirusin vdekjeprurës përmes një kabine.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vizualizimi u krijua nga Universiteti Purdue, Indiana, disa vjet më parë për të treguar sesi patogjenët e coronavirusit udhëtojnë shumë më larg sesa pritej.
Ajo tregon sesi pikat e pështymës nga njëra kollë shkaktojnë një “shtëllungë” fillestare të mikrobeve, të cilat më pas përhapen në të gjithë aeroplanin në ajër.
Deri në dhjetë njerëz rreth kollitjes janë theksuar si më të rrezikuarit për shkak të afërsisë – por disa prej tyre përhapen në secilin cep të kabinës.
Simulimi pasqyron viruse që shpërndahen përmes ajrit. Por shkencëtarët nuk janë plotësisht të sigurt se SARS-CoV-2 përshtatet në këtë kategori.
Megjithatë, disa prova sugjerojnë që pikat nga një person i infektuar mund të udhëtojnë nëpër ajrin e zyrave, restoranteve dhe aeroplanëve përmes kondicionerit të ajrit.
Ndërkohë një studim nga zyrtarë amerikanë zbuloi se një person i infektuar përhapi SARS-CoV-2 në 43 për qind të kolegëve në zyrën e tyre në Korenë e Jugut.

SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan