Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një plantacion me rreth 500 bimë të llojit kanabis sativa në një fshat të rajonit të Gjilanit.
Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia në Gjilan, në koordinim me institucionet e tjera të sigurisë. Bimët ishin të mbjella në katër sera dhe ndodheshin në një fazë të avancuar zhvillimi.
Gjatë kontrollit, policia ka konfiskuar edhe një armë të gjatë dhe dëshmi të tjera që lidhen me rastin. Tre persona të dyshuar janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia bëri të ditur se shkatërrimi i bimëve narkotike do të kryhet në koordinim me prokurorinë kompetente.
Moti sot në Shqipëri
Netanyahu dhe Trumpi do të takohen për të diskutuar mbi Iran...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...