Ekipi i portalit Arbresh.info ka qëndruar sot në Klinë, pas vrasjes që ndodhi të mërkurën mbrëma në një lokal në sheshin e këtij qyteti, ku dy persona mbetën të vrarë.
Lidhur me rastin është arrestuar një person për të cilin është mbajtur seanca dëgjimore ku Prokuroria e Pejës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.
Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të pandehurit Jon Hoti i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Klinë.
Gazetarja, Edona Krasniqi gjatë raportimi të saj tha se sipas prokurorisë së Pejës i dyshuar dhe viktima dyshohet se kishin pasur konflikt edhe në të kaluarën
“Gjendemi këtu në qytetin e Klinës përball lokalit ku dy të rinj pasditen e së mërkurës humbën jetën pas një sulmi me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur për motive ende të panjohura. I dyshuari më këtë rast është Jon Hoti, djali i ish kandidatit për kryetar të Klinës në zgjedhjet e kaluara nga radhët e LDK-së, Besim Hotit. Ndërsa sot është mbajtur seanca fillestare, ndaj Të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë. Sipas prokurorisë së Pejës i dyshuar dhe viktima dyshohet se kishin pasur konflikt edhe në të kaluarën. Ndërsa nesër në orën 13pritët tu jepet lamtumira e fundit dy viktimave nga fshati Jashanicë”, raportoi Krasniqi.

Zyrtare: Fiton Ademi transferohet tek Llapi
Rezultatet e zgjedhjeve, deri tani, janë pranuar gjashtë ank...
Vrasja e konduktorit në Gjermani, avokati: Pesë persona beso...
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama