Në stacionin e autobusëve në Prishtinë dyshohet për një mjet shpërthyes.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dyshimet për bombë tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për arbresh.info, se rreth orës 14:00 kanë pranuar një telefonatë anonime.
Ajo më tej tha se personi që ka telefonuar, deklaroi se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacion.
“Rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, tha Ahmeti. /arbresh.info/
LEXO EDHE:
Policia: Morëm një telefonatë anonime se janë vendosur mjete shpërthyese në stacionin e Autobusëve
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë nga nesër në gre...
Malisheva nis luftën me rriqrat, dezinsekton zonat ku mund t...
Aksident i rëndë me 6 të lënduar në Doberllukë të Vushtrrisë
Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...