Gazetari Valon Syla është sulmuar gjatë ditës së djeshme nga tre persona në një lokal në Bregun e Diellit në Prishtinë.
Sulmuesit e ndoqën Syllën derisa u largua nga godina e T7, ku ishte i ftuar në emisionin Pressing, më pas e ndoqën me makinë dhe tre persona e sulmuan para shkallëve të një lokali Sunshine Coast.
Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë tre persona të dyshuar për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla.
Lajmin e ka bërë të ditur minsitri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla.Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Gazetari Valon Syla pretendon se sulmi mund të ketë lidhje me reagimet e tij rreth ‘Mulla Mercedesit’ dhe ngjarjeve në BIK.
Syla i përshkruan tre të dyshuarit “në dukje islamik fanatik”./Arbresh.info/
https://www.dailymotion.com/video/x8k18gp
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë