Dje përmes një videoje të manipuluar, u raportua se ambasadori William Walker kishte refuzuar t’ia japë dorën presidentit Hashim Thaçi në një restorant në Shtime, pas homazheve me rastin e 21-vjetorit të masakrës së Reçakut.
Kjo video e shkëputur nga konteksti dhe e prerë qëllimshëm për t’u dukur sikur nuk ia ka zgjatur dorën ishte publikuar për herë të parë në rrjete sociale nga aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Shtimes, Arsim Rama.
Por, në videon e plotë shihen se pas përqafimit të ngrohtë të presidentit Thaçi me ambasadorin Walker, dytë i lëvizin duart dhe kjo pjesë ishte shkëputur në mënyrë selektive dhe tendencioze.
Ambasadori Walker i kishte treguar botës për masakrën e kryer nga forcat serbe në Reçak, ku ishin ekzekutuar 45 civilë shqiptarë.
Në postimin e djeshëm të tij, presidenti Thaçi e kishte falënderuar posaçërisht atë, duke thënë që ambasadori William Walker gjithmonë na qëndroi pranë./arbresh.info/
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...