I dërguari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, u dëgjua nga senatorët e Komitetit për politikë të jashtme të Senatit Amerikan.
Në këtë seancë, të mbajtur me 23 të këtij muaji, vend të veçantë senatorët i kushtuan marrjes së informacioneve nga Palmer për gjendjen mes Kosovës dhe Serbisë.
Palmer deklaroi se me një angazhim të zgjeruar politik, si dhe ndjekje të stimujve të biznesit dhe tregtisë, SHBA-ja do të përpiqet të ndihmojë që vetë palët të gjejnë një marrëveshje që është e qëndrueshme, e zbatueshme dhe rrit stabilitetin rajonal.
Palmer tha se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve është një nga prioritet e SHBA-së duke rikujtuar se kjo çështje ka ndikim të madh në rajon.
“Me një angazhim të zgjeruar politik, ne do të përpiqemi të ndihmojm që vet palët të gjejnë një marrëveshje që është e qëndrueshme, e zbatueshme dhe rrit stabilitetin rajonal. Shpresojm që kjo çështje të nxjerr në pah përfitimet ekonomike të përparimit, të ndihmojë inkurajimin e Beogradit dhe Prishtinës për të gjetur një zgjidhje politike” tha Palmer./Indeksonline/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...