Analisti politik, Dastid Pallaska, ka komentuar iniciativën dhe bashkëpunimin ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, për krijimin e një “Mini Schengeni” ballkanik.
Pallaska thotë se Vuçiq po e shfrytëzon Edi Ramën, për ta paraqitur Kosovën si një shtet jo bashkëpunues në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Teksa ka folur për këtë, Pallaska ka përmendur kritikën e Edi Ramës për Kosovën të bërë nga Ohri, ku Rama kishte thënë se Kosova nuk po bashkëpunon për iniciativa që për qëllim kanë bashkëpunimin në mes vendeve të rajonit.
“ Kjo ishte goditja më e madhe politike për Kosovën në pesë vitet e fundit”, ka thënë Pallaska, shkruan Gazeta Express.
Nismën e Ramës me Vuçiqin e kanë kundërshtuar të gjithë krerët e politikës kosovare. Madje kreu i LDK’së, Isa Mustafa, e ka quajtur si një përpjekje për krijimin e një Jugosllavie të re.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?