Anëtari i AAK’së, Pal Lekaj, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka treguar e ku qëndron AAK’ja në sondazhe, bashkë me partitë e tjera.
Sipas Lekajt, AAK’ja në sondazhe qëndron e katërta. Prapa VV’së që është e para dhe pas PDK’së dhe LDK’së që janë e dyta e e treta.
“Është e vërtetë se VV’ja del e para, PDK’ja e dyta, LDK’ja e treta dhe AAK’ja e katërta. Pra, ne kemi një gjendje stabile”, ka thënë Lekaj.
Tutje, ai ka thënë se përqindja që kanë pasur në zgjedhjet e kaluara nuk ka ndryshuar.
“Në asnjë sondazh nuk del që përqindja që kemi pasur në zgjedhjet e kaluar ka ndryshuar negativisht.”, thotë Lekaj.
“Ne qeverisim në katër komuna dhe në të gjitha ato ne kemi qeverisur mirë”, shtoi Lekaj.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...