Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, nënshkroi Udhëzimin Administrativ nr. 4/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e UA 15/2017 për ligjërues profesional në autoshkollë, me të cilin janë lehtësuar procedurat për ligjëruesit profesional ne autoshkollë.
Poashtu, Udhëzimin Administrativ nr. 5/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e UA 2/2017 për licencimin e autoshkollave, me të cilin janë rregulluar procedurat për licencim të autoshkollave dhe Udhëzimin Administrativ nr. 6/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e UA 11/2017 për trajnerë në fushën e patentë shoferit, me të cilin janë rregulluar procedurat për organizimin e provimit për trajnerë në fushën e patentë shoferit.
Ministria e Infrastrukturës do të vazhdojë ditëve në vijim me nxjerrjen e akteve tjera nënligjore për rregullimin e fushave të mbuluara në bazë të ligjeve në fuqi, sipas planit legjislativ.
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...