Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili gjatë periudhës së fundit është ndër personat që është përmendur se mund të pasojë pozitën e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian , Miroslav Lajçak, sot ka njoftuar se është duke përgatitur një draft-dokument lidhur me dialogun Kosovë – Serbi.
Në profilin e tij në X, Pahor shkruan se për draftin për dialogun Kosovë-Serbi fillimisht dëshiron të koordinohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell, shtetet anëtare të BE-së dhe QUINT-in.
“Lidhur me pyetjet që po merr ish-presidenti Pahor në pritje të rolit të tij si kandidat për të dërguarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, ai aktualisht nuk po i përgjigjet asnjë pyetjeje apo kërkese për intervistë deri në njoftimin e radhës…
Ish-presidenti Pahor është duke përgatitur një draft skicë për vazhdimin e dialogut, por ai dëshiron që fillimisht ta koordinojë atë me Përfaqësuesin e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell dhe shtetet anëtare të BE-së, veçanërisht vendet e Quintit”, shkruan në X./Arbresh.info
Regarding the inquiries former President Pahor is receiving in anticipation of his role as a candidate for EUSR for the Belgrade-Pristina Dialogue and other WB regional issues, he is currently not responding to any questions or interview requests until further notice. 1/2
— Borut Pahor (@BorutPahor) April 27, 2024
Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci
Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e...
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës
Ish-trajneri i Prishtinës merr drejtimin e Yllit
IKSHP tregon zonat ku nuk rekomandohet për pije