Vozitësit tash e tutje do të mund të paguajnë gjobat në vendin e ngjarjes.
Për të lehtësuar këtë proces, të martën është nënshkruar marrëveshja që qytetarët të paguajnë gjobat për kundërvajtje edhe me kartela bankare.
Kjo marrëveshje është nënshkruar mes drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës SH.A., Shefqet Avdija.

E kjo formë e pagesës së gjobave po shihet si veprim i domosdoshëm.
Kështu është shprehur në një prononcim dhënë për arbresh.info, njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala.
Ai ka shtuar se ky është veprim i kohës dhe lehtëson procedurën e pagesës.
“Sa i përket POS-ve të vendosur në makinat e njësisë së trafikut brenda PK –së nga ana e PK-së dhe Postës kjo në shikim të parë është një veprim i kohës dhe i domosdoshëm për të lehtësuar procedurën e pagesës së kundërvajtjes”, ka thënë ai.
Por, sipas tij duhet marrë edhe veprime tjera karshi këtij vendimi. Shala ka shtuar se ekziston mundësia e keqpërdorimit andaj duhet që vendosen kamera.
“Por që nëse nuk është paraparë edhe një masë mbrojtëse nga ana e menaxhementit që policët të kenë body kamera dhe kështu mos të mundet të keqpërdoret ( presion ) nga zyrtarët në drejtim të kryesit të kundërvajtje”, ka përfunduar ai.
Kujtojmë që të martën ka ndodhur takimi mes drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës SH.A., Shefqet Avdija.
Gjatë këtij takimi u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit për vendosjen e POS-ve në objektet dhe veturat policore, në mënyrë që qytetarët të paguajnë pagesat e gjobave për kundërvajtje edhe me kartela bankare./arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1