Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës, iu kanë dërguar letra zyrtarëve të lartë evropianë për t’i njohur ata lidhur me situatën e rënduar financiare.
Letrat kanë shkuar në adresë të kryetares së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe raportueses për Kosovën në PE, Viola von Cramon.
“Në këto komunikime, ne i kemi informuar me përpikëri për gjendjen tepër të rënduar financiare në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ku punonjësit vazhdojnë të mbeten pa paga ndërsa po hyjmë në muajin dhjetor” thuhet në njoftimin e Sindikatës.
Sipas tyre, në letrat e komunikuara është theksuar se mosmarrja e pagave përbën një shkelje serioze të të drejtave të njeriut dhe të drejtave themelore të punëtorëve.
“Paga është një e drejtë parësore dhe thelbësore, e garantuar nga ligjet e Kosovës dhe nga standardet evropiane të punës, dhe mungesa e saj rrezikon drejtpërdrejt mirëqenien e punonjësve dhe familjeve të tyre” , shkruan Sindikata.
Po ashtu, sindikata njofton se në shenjë revolte, të hënën nga ora 11:00, në oborrin e RTK-së do të mbahet një grevë një-orëshe.
“Ftojmë të gjithë kolegët që ta pezullojnë punën për një orë në të gjitha njësitë e RTK-së, si akt simbolik dhe i vendosur për të kërkuar drejtësi dhe pagesa të rregullta. Si Sindikatë, ne ripërsërisim se situata është e papranueshme. Kërkojmë masa të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse dhe jemi të gatshëm të vazhdojmë me të gjitha mjetet ligjore dhe sindikale për të siguruar që punonjësit e RTK-së të marrin pagat që u takojnë dhe që shërbimi publik medial të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme” deklaron Sindikata.
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...