Paga minimale përcaktohet në bazë të shportës jetësore dhe indeksit të çmimeve me pakicë dhe paraqet vlerën e pagës e cila siguron ekzistencën fizike te njeriut.
Sipas ekonomistit, Musa Limanim duke pasur parasysh se kjo shportë është e njëjtë si për punëtoret në sektorin publik ashtu dhe për ata në sektorin privat, njëjtë duhet të jetë edhe me pagat.
“Edhe paga minimale ne sektorin privat duhet te jetë e njëjtë si në sektorin publik”, vlerëson Limani.
Në një prononcim për arbresh.info ai tregon edhe se si duhet të rregullohet kjo çështje.
“Me fjalë të tjera, paga minimale që caktohet për punëtorët e administratës publike duhet te vleje edhe për punëtoret ne sektorin privat. Ndërkaq, lartësia tjetër e pagës, në sektorin privat duhet të jetë rezultat i ofertës dhe kërkesës në tregun e punës.”./arbresh.info/
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin
Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderue...
Një qytetar në Shtime dorëzon vullnetarisht një armë zjarri
Nga kjo ditë nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë ...
Kosova nis përgatitjet anti-Sllovaki