Serbia ka vazhduar me presionin e saj ndaj shteteve të cilat ende nuk kanë njohur Kosovën, që të mbajnë edhe në të ardhmen qëndrimet e njëjta dhe të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Gjatë ditës së sotme, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, në një konferencë ministrore të vendeve të painkuadruara të mbajtur në Baku, ka apeluar tek të gjitha shtetet pjesëmarrëse në këtë konferencë që mos të njohin pavarësinë e Kosovës dhe të kundërshtojnë çfarëdo lloj përpjekje të Prishtinëz zyrtare për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
Sipas tij, nuk është e lehtë për vendet të cilat mbajnë qëndrim krah Serbisë, për arsye të siç e quan ai presionit të madh të bashkësisë ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.
“Ne jemi të vetëdijshëm që shumica nga vendet që përkrahin Serbinë dhe integritetin territorial të saj, përballen me presione të mëdha për njohjen e pavarësisë së Kosovës” deklaroi Daçiq.
Daçiq madje duke falënderuar këto shtete të cilat po i dalin në krah Serbisë, deklaroi se Surinami dhe Burundi kanë tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës, e ku u shpreh optimist se edhe vende tjera që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, me kohën do të tërheqin vendimet e tyre.
Këto komente të Daçiq vijnë në të njëjtën ditë kur Presidenti i vendit të tij, Aleksander Vuçiq, po zhvillon bisedime me diplomatin nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Mattheë Palmer, për gjetjen e një zgjidhje për Kosovën, bisedime të cilat mediat serbe po vazhdojnë ti quajnë “ofensivë diplomatike për gjetjen e një zgjidhje për Kosovën”.
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran