Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, raportoi dje para Komisionit për Punë të Jashtme, me ç’rast bëri të ditur se delegacioni i MPJ-së është duke punuar intensivisht drejt njohjeve të reja për Kosovën.
Ai me këtë rast tha se është rikthyer njohja e tërhequr nga shteti i Guinea Bissau. Ndërkohë, përderisa njoftoi se është duke u punuar që të kthehet edhe njohja e Surinamit, Pacolli deklaroi se Egjipti nuk ka ndërruar qëndrim rreth Kosovës (nuk e ka tërhequr njohjen, ashtu siç është raportuar).
Gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike i pari i diplomacisë kosovare tha se Serbia është duke bërë lobim të fuqishëm në dëm të Kosovës.
“Kanë paraparë një buxhet 300-milionësh, kanë angazhuar mbi 20 ekspertë në lëmin e diplomacisë që t’i vizitojnë shtetet, qoftë për tërheqje të njohjeve, qoftë për mosnjohje të Kosovës”, u shpreh ai.
Mirëpo, pavarësisht kësaj, Pacolli tha se Kosova ka marrë masat e nevojshme dhe ia ka dalë që ta rikthejë njohjen e humbur, që erdhi pas lobimit të Serbisë.
“Serbia pati një sukses relativ, u tërhoq njohja nga Guinea Bissau, mirëpo për këtë tërheqje nuk dinte presidenca e tyre. Ne morëm masa, u takuam me eksponentët e tyre në Paris, filluam një fushatë diplomatike dhe shkuam deri aty që Guinea Bissau përmes notës verbale e njeh përsëri Kosovën, kjo notë verbale i është dërguar edhe Serbisë”, theksoi ai, shkruan tutje “Zëri”.
Pacolli foli edhe rreth situatës aktuale politike në vend, me ç’rast konsideroi se zvarritja që po i bëhet ratifikimit të Demarkacionit dhe iniciativa për zhbërjen e Gjykatës Speciale rrezikojnë tejet shumë të ardhmen e Kosovës.
Presidenca: Pretendimet për skemë apo plan të organizuar nga...
Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shq...
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...