Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë shkëmbyer disa fjalë me njëri-tjetrin.
Gjatë bisedës së tyre, Pacolli i ka treguar presidentit serb se Kosova shumë shpejt do të jetë në OKB dhe se është mirë që të mësohen me këtë gjë.
“Do të mësoheni me prezencën e Kosovës në OKB”, i ka thënë presidentit serb Aleksandër Vuçiq, zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, transmeton telegrafi.
Pacolli i cili është edhe ministër i Punëve të Jashtme, është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku po marrin pjesë delegacione nga shtetet të ndryshme të botës përfshirë Kosovën dhe Serbinë.
PDK mban sot konferencë për media
FSHF i uron mirëseardhje Bujar Pllanës dhe Stavro Pilos me n...
Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan ...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit që kanosi dëshmitarin...
Deputeti i VV-së për Kurtin: Është shumë i butë, i hareshëm ...
“Kur thërret Kombi” – Ramadani lë bashkëshorten në maternite...