Komisioni Europian ka publikuar dje raportin e progresin për vendet e Ballkanit duke përfshirë edhe Kosovën.
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka përshëndetur këtë raport duke e cilësuar si lajm të mirë që KE ka vlerësuar përpjekjet e institucioneve për të përmbushur kriteret e BE-së për liberalizimin e vizave./Arbresh.info/
Postimi i plotë:
Publikimi i Pakos së Zgjerimit nga Komisioni Evropian dje në Strasburg paraqet lajm të mirë për gjithë Ballkanin Perendimor. Dhënia e rekomandimit për hapjen e negociatave për Shqiperinë e Maqedoninë rritë shpresat që të gjitha vendet e Ballkanit Perendimorë kanë të ardhme të garantuar në familjen Evropiane. Mirëpresim gjithashtu vleresimet e Komisionit Evropian për Kosovën e në veçanti vëmendjen e dhënë përshpejtimit të reformave që janë pjesë e Agjendës Evropiane të Reformave në muajt e fundit. Gjithashtu, është lajm i mire që Komisioni Evropian ka përshëndetur përpjekjet e parreshtura të institucioneve tona për përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave. Duke pasur parasysh që qytetarët tonë mbesin të vetmit në Evropë pa lëvizje të lirë, ne presim që institucionet e Bashkimit Evropian do të përshpejtojnë përpjekjet e tyre për të garantuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës. Kjo tani nuk është më një privilegj, por një e drejtë e munguar për qytetaret tonë. Ne rolin tim të Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, mund ti siguroj qytetarët e Kosovës dhe partneret Evropian që ne do të kemi një fokus edhe më të shtuar në implementimin e reformave që dalin nga agjenda jonë evropiane. Në këtë mënyrë ne do të sigurojmë një progres më të shpejtë në rrugën tonë Evropiane.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...