Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka vizituar sot Kosharen ku siç ka thënë, pati mundësi të përfytyronte betejën historike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të zhvilluar në këtë vend në prill të vitit 1999.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka thënë se AKR është parti e njerëzve të punës por që brenda ka njerëz të luftës, ushtarë dhe komandantë të vërtetë, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Prej Mejës, kalova në Kosharë, ku pata mundësinë të përfytyroja një betejë heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të zhvilluar aty në prill 1999. Ma ndihmoi përfytyrimin një memorial gjigand që po lartësohej aty, varret e heronjve Agim Ramadani dhe Sali Çekaj, madje dhe Afrim Gashit, të një djali të Hajvalis, dhe shpjegimet e Liridon Sadriut, të degës së AKR në Gjakovë.
Në memorialin ku ende punohej, vendosa një tufë me lule, dhe takova disa bashkëpartiakë të mi.
AKR është parti e njerëzve të punës, por që ka brenda dhe njerëz të luftës, ushtarë dhe komandantë të vërtetë.
Lavdi heronjëve dhe martirëve te luftës./Arbresh.info.
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...