Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli gjendet në Shqipëri.
Ai po viziton zonën e prekur nga tërmeti shkatërrues në Durrës.
Pacolli është takuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama ku i ka shprehur ngushëllime për viktimat e tërmetit vdekjeprurës.

“Në Durrës vizitova zonën e prekur nga tërmeti shkatërrues. Takova gjithashtu kryeministrin Edi Rama dhe i shpreha atij në emër të popullit të Kosovës ngushëllimet për vdekjen e civilëve. Unë e sigurova atë për mbështetjen institucionale dhe atë të qytetarëve të Kosovës. Do të punojmë ngushtë në kapacitete institucionale për të ndihmuar komunitetin”, shkruan Pacolli.
Ndërkohë në Kosovë sot është ditë zie, kurse flamujt janë vendosur në gjysmë-shtizë./arbresh.info/

Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë