Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka vizituar sot muzeun e gjenocidit në Kigali të Ruandës.
Pacolli përmes facebook ka bërë të ditur se në këtë muze, është ndarë edhe një vend special për dëshmitë dhe faktet e përpjekjes së shfarosjes së shqiptarëve të Kosovës nga aparati shtetëror serb gjatë luftës së fundit.
”Në muzeun e gjenocidit në Kigali të Ruandës, shtet me të cilin Republika e Kosovës ka filluar të ndërtojë marrëdhënie të mira dypalëshe, një vend i posaçëm i është kushtuar edhe dëshmive dhe fakteve të përpjekjes për shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës nga aparati shtetëror serb gjatë luftës në vendin tonë.
Kam iniciuar fillimin e implementimit të idesë së ndërtimit të Muzeut Kundër Gjenocidit, në Prishtinë.
Ky muze do të shërbejë në ndërgjegjësimin e botës së civilizuar kundër dhunës dhe shfarosjes, kundër masakrave, vrasjeve anekënd planetit. Populli ynë ka vuajtur shumë dhe ne asnjëherë nuk do ti harrojmë ato vuajtje”, shkruan Pacolli
https://www.facebook.com/behgjeti/videos/821426858234281/?__xts__[0]=68.ARBVYARR-qpzV-BtJewiMDiKkjjqMcKAz2y26eOQScWoK6FAcQd-tJjtcoRUDCzbYSrV_M-247Ztz6w2kQ6LmySVxKaHytzpChb_sLI4yxrdMJ9CpQr1mvX9ZcxVF-p-PMbia_-XKjrA8MsLMo9UJRgPav4d7kSXFTQDetng4m4zjo8XwHCSDeuLDhQ8j8_wF9TFHyxIkZlBvByErfxSHB9AFyFY6wsr3m7MFV6jCDJbhKzkEgefyQnTz_yjvGFu9mk4ugcPD3WIFY1zgyRz9XOdo37TJ6Al2wLFrBAELOu4TWpduMzkYlBJRBT-yBDh1sAbMlnRU2lROMFlXO6rCvz7l9sfIw&__tn__=-R
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...
Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në ...
Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...
Bayern Munich i bashkohet klubeve angleze në garën për trans...