Kryetari i Aleanca Kosova e Re(AKR) Behgjet Pacolli, ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.
Lajmin e ka bërë të ditur Jetlir Zyberi, këshilltar i kryetarit të AKR-së, me anë të një postimi në Facebook.
“Bashkë me presidentin Behgjet Pacollin vizituam shokët tanë, ish luftëtarët e UÇK-së që po ballafaqohen me padrejtësi tash e tri vite. Vizita jonë ishte e karakterit miqësor siç ishin të gjitha vizitat e deritanishme”, ka shkruar Zyberi.
Tutje ai shkruan se janë të bindur në pafajësinë e tyre dhe në luftën e drejtë të popullit tonë për liri.
“Jemi të bindur në pafajësinë e tyre dhe në luftën e drejtë të popullit tonë për liri. Jemi të bindur që fabrikimet e Serbisë dhe veglave të tyre, përkundër vuajtjeve në fund do të dështojnë”, ka shkruar ai tutje.
Zyberi ka thënë se drejtësia do të triumfojë./Arbresh.info/
Aksidentohet eskorta e kryeministrit të Malit të Zi
Modi: Inteligjenca Artificiale është fuqia transformuese e I...
Hetime për telefona në Paraburgimin e Hajvalisë, intervistoh...
Pas reagimeve të ashpra mbi lidhjet me Epstein, Bill Gates a...
Shoferi i autobusit kapet duke përdorur telefonin gjatë vozi...
Dita e ndeshjes: Drita–Celje, kampionët e Kosovës kërkojnë t...