Biznesmeni kosovar, Rrahim Pacolli, ka uruar kryeministrin shqiptar dhe kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.
Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sovrani në Shqipëri vendosi në këto zgjedhje, duke zgjedhur Ramën për të udhëhequr në mandatin e tretë, shkruan arbresh.info.
Pacolli shpreson se në mandatin e tretë të tij, Rama të zhvillojë ekonominë e shtetit shqiptar./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Sovrani në Shqipëri vendosi në zgjedhjet e 25 prillit
I uroj fitoren kryeministrit shqiptar, Edi Rama, duke besuar që Shqipëria do të ecë përpara drejt zhvillimit të saj ekonomik.
Urime!
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...
Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Ir...
Haradinaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë shtylla e edukimit dh...
Zëdhënësi i Qeverisë: VV e kandidoi Konjufcën në fund të afa...