Zëvëndëskryeministri i parë i Kosovës, njëherit edhe Minsitri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, në orët e vona ka udhëtuar drejt Gjermanisë.
Qëllimi i udhëtimit është pjesëmarrja në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, transmeton portali arbresh.info
Në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Jashtme thuhet se “Në margjina të kësaj Konference të nivelit të lartë botërorë, e cila bashkon vendim-marrësit më të mëdhenj në politikat e sigurisë ndërkombëtare, kreydiplomati kosovar do të ketë takime të shumta me homologut e tij dhe përfaqësues të tjerë të nivelit të lartë”.
Në konferencën që nga Think Tank njihet si konferenca më me ndikim në botë, marrin pjesë rreth 500 liderë.
Në konferencë pritet të diskutohet për krizat e tanisme dhe sfidat e ardhshme të sigurisë ndërkombëtare./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër