Trepça është thesari i Kosovës dhe ajo duhet të kthehet në motor të Kosovës.
Kështu tha Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli në prezantimin e programit qeverisës para mitrovicasve sot.
Në tubimin e organizuar më rastin e fushatës Pacolli tha se Mitrovica është zemra e Kosovës.
” Përshëndes të gjithë simpatizuesit që më bëtë më emocion. Mitrovica është zemra e Kosovës. Është zemra e fuqishme e Kosovës por kjo zemër që ishte motori kryesor i Kosovës ka fillua të rrah më ngadalë dhe unë këtë nuk e dua. Trepça është në Mitrovicë dhe Kosova është e lidhur më minierat e saj dhe më mirëqenien e Mitrovicës. Mitrovica është e lidhur më njerëzit punëtor. Këtë duhet t’ia kthejmë Mitrovicës. Ka shumë padrejtësi që ju kanë bë Mitrovicës dhe sot dua t’ju them se këto padrejtësi vijnë nga njerëzit e ligë dhe të paditur që kanë udhëheq me politikat deri sot” tha Pacolli para të pranishmëve, raporton arbresh.info.
Pacolli tha se ai që bisedon me minatorët duhet të ketë dinjitet dhe jo si politikanët që e shfrytëzojnë këtë vetëm për një herë.
Ai tutje tha se Trepça duhet të ngritët dhe minatorëve duhet të ju kthehet dinjiteti.
Ai që vjen në Mitrovicë dhe bisedon më minatorin duhet të këtë dinjitet. Dhe jo si koleget e mi politikan që e shfrytëzojnë atë vetëm për një herë. E çmoj më zili dhe respekt punën që kemi bërë deri tash e ata janë veteranet e prindërit tan që shumica kanë shkuar dhe se kanë pa Mitrovicën ashtu siç duhet. Unë çdo gjë që posedoj e kom krijuar vetëm më mund. Ne duhet të ngrisim Trepçën dhe duhet t’i kthejmë dinjitetin minatorëve”./arbresh.info

Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...