Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli, i ftuar në emisionin Frontal në T7, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend.
Pacolli ka treguar se si në samitin në Londër, kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq, i ka thënë kryeministrit Haradinaj se vetëm nga maji kanë ndodhur 50 incidente ndaj serbëve në Kosovë.
Pacolli tha se nuk e dinin ku kanë ndodhur këto incidente, por që e kanë dëgjuar me kujdes Brnabiqin.
Më tej, Pacolli tregon se Haradinaj i ka thënë kryeministres serbe se arrestimi i gjashtë serbëve në Anamoravë nuk ka qenë politik, por ka ndodhur sipas ligjit.
Pacolli tha se i kanë thënë palës serbe se Kosova nuk ka vepruar kokë në vete sa i përket arrestimit të serbëve.
https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/2072522449668801/
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...
Raportohet shpërthim në Doha, pak minuta pasi presidenti ira...
Aeroporti i Dubait nën sulm, pezullohen fluturimet
Presidenti iranian i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, n...
Rama: Në sheshin “Xhorxh Bush” ka filluar faza e dytë e puni...
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...