Behgjet Pacolli, president i AKR-së ka treguar se sa deputet ka AKR-ja dhe cilët janë ata.
“De facto jemi 7 deputet, De jure 4 deputet. Jemi unë, Labinot Tahiri, Korab Sejdiu dhe Islam PAcolli. Qëndron kështu për arsye se tre deputet ndahen nga fundi i listës dhe kjo ndarje është vetëm me nga 20, 30 dhe 38 vota. Këtu kam një koment për partnerin e madh të koalicionit sepse kam frikë se është abuzuar pak me votat brenda koalicionit. I shoh raportet zgjedhore që rrjedhin nga vendvotimi dhe çdo kund është intervenuar në ato raporte ku ka vota për AKR-në”, ka thënë ai.
Sipas Pacollit është gabim shumë i madh nëse dikush e ka bërë mes deputetëve të koalicionit.
“Kam dyshime të bazuar në këtë. Nuk ka efekt një gjë e tillë sepse ne duhet ti bindemi KQZ-së për numërimin. Nëse e shoh që na ndajnë shumë pak vota që këta tre deputet të mos jen në grup është pak e dhimbshme dhe nëse ka pasur qëllim të keq është arritur”, ka thënë ai./Arbresh.info
Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit nuk hapet
Osmani përkrah protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoni ...
Goretzka paralajmëron Real Madridin: Mund të fitojmë gjithçk...
Kombëtarja e Kosovës në çiklizëm arrin rezultate të shkëlqye...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Hoxha: Përdorimi i g...
Scott Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP i javës