Komisioni Evropian pritet të tregojë më 28 qershor nëse me Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, në bazë të të cilit raport, institucionet e BE’së do të marrin vendim për heqjen ose jo të vizave. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Raporti i pritur nga Komisioni Evropian tashmë ka një datë. Kryediplomati kosovar thotë se raporti për vizat publikohet pas 10 ditësh.
“Komisioni Evropian do dalë me raport për liberalizimin e vizave më 28 qershor 2018”, ka thënë Pacolli për Express.
Raporti i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën është paralajmëruar të ndodhte në qershor.
Nga ky raport pritet të zbulohet se sa i ka plotësuar Kosova kriteret për heqjen e vizave.
Derisa liderët kosovarë premtonin se gjatë këtij vitit qytetarët do të udhëtonin pa viza, tash kanë filluar që të përmenden muajt e parë të vitit 2019.
Trump: Forcat amerikane do të qëndrojnë në rajon derisa Iran...
Joseph: Tërheqja e trupave amerikane nga KFOR-i do të ishte ...
Moti sot në Shqipëri
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...