Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar me homologun e tij belg, Didier Reynders.
Pacolli ka shkruar në Facebook se me Reynders ka diskutuar në lidhje me intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe veçanërisht në planin e shkëmbimeve tregtare, shkruan Arbresh.info.
Lexoni statusin e tij:
Takim shumë miqësor dhe i përzemërt me homologun tim, ministër i jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Belgjikës, Didier Reynders në Pallatin Egmont. Si të intensifikojmë marrëdhëniet dypalëshe,veçanërisht në planin e shkëmbimeve tregëtare; zhvillimet rajonale dhe bashkëpunimi për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ishin disa prej temave të diskutimit. Shumë shpejt, vendet e BENELUX-it- një inisiativë e re ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor: vizita të ministrave të tyre të jashtëm dhe samit i përbashkët mes krerëve të shteteve në dy rajone me ngjashmëri, por dhe me diferenca të thella në zhvillim. Belgjika, Beneluksi, më pranë Kosovës!/Arbresh.info
Kurti: Bandat kriminale janë shpartalluar, normaliteti po kt...
Kurti pret drejtoren e NATO-s për Operacione, flasin për for...
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë t...
Dimal Basha inspekton punimet në rrugën nacionale Prishtinë–...
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit pas vendosjes...
Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare