Kandidati për deputet i koalicionit AKR-NISMA, Islam Pacolli ka sqaruar për media se ai në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen me 6 tetor do të garoj me numrin 5 e jo me numrin 7 siç u raportua në media.
Në një deklaratë për arbresh.info, Pacolli sqaron se numri 7 ka qenë gabim. Ai thotë se numri zyrtar në KQZ është 5.
“Fillimisht ka qenë numri 7 në listën zgjedhore, por më pas janë bërë disa ndryshime, dhe tashmë garoj me numrin pesë. Ftoj të gjithë qytetarët që ta kenë parasysh këtë ndryshim, sepse e kam pa në medie që kanë publiku listën e koalicioni AKR-NISMA që unë figuroj me numrin 7. Ato lista nuk kanë qenë zyrtare. Në këtë zyrtaren, unë e kam numrin 5, dhe lus mediat që mos të më referohen me numrin 7, sepse është gabim. Ndryshimet janë bërë dhe e kemi përafërsisht një muaj përpara që të ju tregojmë qytetarëve vizionin tonë për Kosovën. Sikurse kam qenë i zëshëm në legjislaturën e kaluar, gjithmonë do të jem i zëshëm edhe në të ardhmen për të ngritur çështje që e preokupojnë qytetarin tonë” ka thënë ai./Arbresh.info/
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...