Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka bërë të ditur se sot ka nisur shtrimi i rrugës në disa pjesë të kësaj komune.
Selimi përmes një postimi në Facebook ka thënë se sot ka nisur shtrimi i rrugës Kolovicë-Butoc dhe Gërim-Matiqan.
Ai ka shtuar se më këtë do të kompletohen komponentët e munguar të infrastrukturës në Prishtinë.
“Infrastruktura po shtrihet në çdo cep të Komunës për qasje më të lehtë dhe me më pak pluhur! Sot ka nisur të shtrohet rruga Kolovicë-Butoc-Gërmi-Matiqan. Në këtë formë, pjesën më të bukur të qytetit po e kompletojmë me komponentët e munguar të infrastrukturës për të vazhduar tutje me investimet në hapësirat rekreativo-sportive”, ka shkruar Pacolli. /Arbresh.info
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë
Bekë Berisha thotë se do të shkojnë në seancë: Nuk i njoh dy...
Nis seanca për presidentin, sërish pa opozitën
Gola thotë se orientimi i VV’së është për zgjedhjen e Feride...
Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora ...