Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se Fondacioni i tij ka shpërndarë pako ushqimore për qindra familje në nevojë në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe mbështetjes për shtresat me kushte të vështira ekonomike.
Pacolli u shpreh se kjo nismë ka për qëllim që tryezat e familjeve përfituese të jenë më të begata gjatë iftareve, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit, përkushtimi ndaj solidaritetit dhe mbështetjes për ata që kanë më shumë nevojë është më i rëndësishëm se kurrë”, ka theksuar ai.
Sipas tij, aksioni humanitar do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në të gjithë territorin e Kosovës, me synimin që ndihma të arrijë te sa më shumë familje.
“Në ditët në vazhdim, aksioni ynë do të vazhdojë në të gjithë Kosovën, me synimin që ndihma të arrijë sa më shumë familje që përballen me vështirësi ekonomike”, ka deklaruar Pacolli.
Ai ka theksuar se Ramazani shërben si një kujtesë për vlerat e solidaritetit dhe ndihmës ndaj të tjerëve.
“Ramazani na kujton se vlera e vërtetë e suksesit matet me dorën që zgjatim për të tjerët. Askush nuk duhet të ndihet i harruar. Çdo familje meriton dinjitet, kujdes dhe mbështetje”, ka thënë ai.
Pacolli ka falënderuar gjithashtu bashkëpunëtorët dhe vullnetarët që kanë kontribuar në realizimin e këtij aksioni, duke shtuar se angazhimi për qytetarët në nevojë nuk do të ndalet vetëm gjatë Ramazanit.
“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë qytetarëve, jo vetëm gjatë Ramazanit, por në çdo kohë kur nevoja është e madhe. Solidariteti është forca jonë”, ka përfunduar Pacolli./Arbresh.info/
Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtin...
Ndërpritet përkohësisht qarkullimi me trenin Pejë-Prishtinë
Nuk tërhiqet Trumpi, zotohet për tarifë të re
Hamidi rinovon me Ballkanin deri në vitin 2029
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit qëll...
Gruaja e plagosur me armë zjarri në Pejë ndërron jetë