Pacolli: Shqipëria ka mbështetjen tonë të plotë në çdo aspekt

22:00 | 21 Shtator 2019
A Z

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka shprehur solidaritet të plotë me qytetarët e Shqipërisë të prekur nga tërmetet e sotme.

Pacolli ka shkruar në faqen e tij Facebook se, Nga zemra u uroj të lënduarëve shërim të shpejtë. Shqipëria ka mbështetjen tonë të plotë, në çdo aspekt./arbresh.info/

Ja postimi i plotë i Behgjet Pacollit:

Me të mbërritur në Nju Jork mora lajmin tronditës për tërmetin e sotëm në Shqipëri. Një ndjenjë e pakëndshme. Nga zemra u uroj të lënduarëve shërim të shpejtë. Shqipëria ka mbështetjen tonë të plotë, në çdo aspekt. Sot ishte Perëndia me ne!

Shpërndaje në rrjete sociale