Shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli është duke raportuar para Komisionit për Punë të Jashtme, diasporë dhe investime strategjike të Kuvendit të Kosovës rreth procesit të njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
Pacolli në këtë Komision tregoi për vështirësitë që po has Ministria e Punëve të Jashtme për t’i ruajtur njohjet që i ka Kosova deri më tani, raporton arbresh.info.
“Sjellja e njohjeve të reja është proces shumë i vështirë sepse ato shtete që nuk e kanë njohur deri me tani Kosovën nuk kanë interesa ekonomike”, është shprehur Pacolli.
Ai ka thënë se Beogradi po vazhdon të bëjë presion në shtetet që e kanë njohur Kosovën që të tërheqin njohjet.
“Është proces i vështirë. Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. Kosova nuk paraqet ndonjë interes ekonomik për vendet kështu që gjithmonë njohjet mbesin një sfidë e madhe. Ne kemi punu shumë. Jemi duke harxhu shumë kohë ne ruajtjen e këtyre njohjeve që i kemi. Procesi i njohjeve është proces i vështirë. Shtetet që e kanë pasur ndërmend e kanë njohur Kosovën ndërsa këto shtetet tjera janë pozicionuar në anën tjetër. Beogradi e ka synim tërheqjen e njohjeve nga vendet që na kanë njohur”, ka thënë Pacolli./Arbresh.info
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...