Zevendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se synim i parë i Kosovës është që të punojë dhe të përfitojë miq të ri nëpër botë, kurse synimi i dytë është që edhe miqve ekzistues t’ua rihapë dyert.
Ai ka shtuar se Kosovën tashmë e kanë njohur 115 shtete, por ka premtuar se së shpejti do të sjellë edhe njohje të reja ndërkombëtare për vendin.
“Duhet të punohet me hapa të përshpejtuar, vizita ime në Turqi kishte këtë qellim”, tha Pacolli për Zërin.
Ai ka shtuar se Turqia i ka ndihmuar dhe i ndihmon shumë Kosovës si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik.
Përndryshe, Pacolli gjatë vizitës së tij në Ankara është takuar me zyrtarë të lartë të qeverisë turke, si dhe ka marrë pjesë në forumin ekonomik Turqi-Kosovë, ku kanë qenë të pranishëm dhjetëra afaristë nga dy shtetet.
E ardhmja ende e paqartë: Agjentët e Vini Jr kontaktojnë gji...
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...
Çmimet e derivateve: Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet ...
Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Horm...
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...