Ish-presidenti i Kosovës, Begjet Pacolli, ka vizituar vendlindjen e tij, Marecin, së bashku me fëmijët e tij, Isen, Diarin dhe Armanin.
Në një postim në rrjetet sociale, Pacolli ndau kujtimet nga ajo periudhë, duke treguar se fëmijët e tij ishin të kureshtar të dinin si ka qenë jeta dikur në atë vend.
Pacolli theksoi se, megjithë ndryshimet që sjell koha, vlerat e familjes mbeten të pandryshuara
“Me Isen, Diarin dhe Armanin në Marec, vendlindjen time, ku kam kaluar fëmijërinë. Fëmijët ishin kureshtarë të dinin si ishte jeta dikur këtu. Kujtimet më rikthyen tek vështirësitë, por edhe tek forca e familjes, e cila na mbajti gjithmonë të bashkuar. Jeta ndryshon, por vlerat mbeten. Mësoni fëmijët se Familja është themeli i gjithçkaje, ajo që na lidh me rrënjët dhe na udhëzon drejt së ardhmes. Detyra jonë është ta mbrojmë dhe ta forcojmë atë për brezat që vijnë. Një të premte të begatshme u uroj kudo që jeni miqtë e mi”, tha ai./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?