Biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli, ka reaguar sërish rreth disa pretendimeve që po bëhen për ndërtimin e aeroportit të Vlorës nga kompania e tij “Mabetex Group”.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli thekson se mirëqenia e vërtetë fitohet vetëm me punë të ndershme dhe përkushtim dhe se ajo që fitohet me djersë është e qëndrueshme, pavarësisht se gjithmonë do të ketë bukë përbuzës apo keqdashës, që sipas tij, që përpiqen t’i japin një konotacion tjetër.
“Krenar për vëllezërit e mi! Ne e dimë mirë se mirëqenia e vërtetë fitohet vetëm me punë të ndershme dhe përkushtim. Ajo që fitohet me djersë është e qëndrueshme, e patjetërsueshme dhe të jep qetësi shpirtërore – pavarësisht se gjithmonë do të ketë bukëpërbuzës apo keqdashës që përpiqen t’i japin një konotacion tjetër.…e për gjobëvënësit…Ndonjëherë është për të qeshur kur sheh një “ushtri” të tërë llafazanësh e keqbërësish që mundohen të ngjiten si rriqna pas trupit. Akoma më shumë më argëtojnë ata të paditur që përpiqen të analizojnë kontrata ndërkombëtare për termat e të cilave as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë”, shkruan Pacolli.
Ai ka një mesazh për ata ,që sipas tij, mundohen të tregojnë se dinë diçka rreth kontratës, 100 milionëshe.
“Ju që po mundoheni të tregoni sikur dini diçka, merreni atë kontratë ( 100 miljonshit) dhe konsultohuni me ndonjë kompani ndërkombëtare auditimi, ose pyesni dikë tjetër kompetent, sepse po turpërohem ( kur mundoheni me e komentar atë) me nivelin e inteligjencës suaj …e për dashamirët…Ata le të shkarravisin sa të duan! Ne kemi një mision më të madh: të vazhdojmë traditën e trashëguar nga baballarët tanë, ta përcjellim te gjeneratat e reja, të respektojmë miqtë, të shijojmë arritjet tona dhe të mbrojmë atë që kemi fituar me mund e sakrificë”, shkruan Pacolli./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Pacolli: Po sulmohem në mënyrë të koordinuar në Shqipëri, por do t’i përballoj me të vërtetën
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...