Pacolli reagon për sulmin e gazetarit: Është i papranueshëm të adresohet me përparësi të lartë nga policia

12:42 | 14 Qershor 2020
A Z

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, ka reaguar rreth sulmit të gazetarit Shkumbin Kajtazi.

Pacolli thotë se, ky sulëm është̈ i papranueshëm dhe duhet të adresohet me përparësi të lartë nga policia./arbresh.info/

Ja postimi i plotë:

Sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve dhe përpjekjet për t’i kërcënuar ata janë të papranueshme dhe të dëmshme për demokracinë e Kosovës. Sulmi i fundit më qëllimin për të kërcënuar dhe frikësuar gazetarin e Reporteri Shkumbin Kajtazi është i papranueshëm dhe duhet të adresohet me përparësi të lartë nga policia. Ne duhet t’i luftojmë këto sulme ndaj gazetarisë dhe liria e shtypit duhet të mbizotërojë në vend.

Shpërndaje në rrjete sociale