Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli ka thënë sot në seancën e Kuvendit se taksa që paguajnë mërgimtarët me të hyrë në kufirin me Kosovën është e padrejtë.
Pacolli ka thënë se do të ishte mirë që edhe nëse nuk ka mundësi të hiqet ajo plotësisht, të paktën të jetë një shumë simbolike, raporton arbresh.info.
“Kjo është shumë e padrejtë, absolutisht është e padrejtë për arsye se edhe kur është një taksë e caktuar ata janë të përkohshëm këtu. Kish me qenë mirë që nëse nuk ka mundësi farë të hiqet atëherë ishte dashur të jetë një shumë simbolike. Gjithë ai buxhet që mblidhet ku përfundon dhe kujt i shërben?. As një rrugë apo diçka nuk është ndërtuar prej atyre taksave, ose është mirë që ato taksa që mblidhen t’i shkojnë direkt Ministrisë së Financave, a jemi shtet apo çka jemi?”, ka thënë Pacolli.
Sipas tij, ka sigurime të BE-së që e mbulojnë edhe Kosovën kështu që sipas tij, ai mërgimtar që vjen dhe paguan dyfish është e padrejtë.
“Qytetari i Kosovës nuk ia ka parë asgjë hajrin asaj takse, ma shumë ka shkuar si në zorrë qorre”, ka thënë deputeti Pacolli./Arbresh.info
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici