Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka thënë se ka informacione që vetë Qeveria e Kosovës është ajo që ka kërkuar në Bruksel që demarkacionin t’ia vë kusht Kosovës për liberalizimin e vizave.
Pacolli ka thënë se Kosova duhet të kërkoj që demarkacioni të hiqet si kusht pasi, siç tha, as Mali i Zi nuk e ka përmbyllur këtë proces me Kosovën, mirëpo asaj i është siguruar lëvizja e lirë, shkruan arbresh.info.
“Ne si anëtarë të Komisionit do të duhej të jemi aktiv dhe të kërkojmë që demarkacioni të largohet nga kushtet për liberalizmin e vizave. Si ka mundësi që Malit të Zi i garantohet lëvizja e lirë pa përmbyllur demarkacionin me Kosovën ndërkaq për Kosovën jo?. Vetë Qeveria ka qenë pjesë e diskutimeve në BE ku ka kërkuar që demarkacioni të jetë pjesë e kushtit për liberalizimin e vizave. “, ka thënë Pacolli.
Ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës po mashtrohen, pasi demarkacioni nuk është kushti për liberalizim por janë korrupsioni dhe krimi i organizuar./arbresh.info/
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...
Nxënësi 15-vjeçar ndërron jetë në sallën e edukatës fizike n...