Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka disa ditë që po qëndron në Afrikë.
Ai ka vizituar shtetin e Kenias, për siç ka thënë ai t’ua kujtuar se Kosova qëndron e fortë, shkruan Arbresh.info/
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka shpërndarë disa fotografi nga natyra si dhe ka kërkuar që të mbrojmë natyrën e Kosovës.
“Përshendetje nga Kenia , vendi ku ligjet kërkojnë mbrojtjen e çdo cepi të natyrës dhe të gjallesave. Në fakt Kenia është vendi me rezervatë më të mëdha natyrore në botë. Të mbrojmë natyrën kudo që jemi! Të mbrojmë natyren e Kosovës”, ka shkruar Pacolli.
Kujtojmë se ditë më parë, Pacolli ka nisur një turne në Afrikë ku ka njoftuar se do të i vizitojë pesë shtete afrikane./Arbresh.info/
lexo edhe:
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...
Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vd...
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë