Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli në hapjen e fushatës së koalicionit LDK-AKR-Alternativa në Prishtinë ka thënë se kësaj radhe do t’ia dalin.
“Më 11 qershor do të votojmë për të ardhmen tonë dhe përspektivën e fëmijëve tanë. Deri sot Kosovën e kanë zhvatur, e kanë keqtrajtuar. Tani është fundi, ai koalicioni i natës, i territ do t’i themi ‘boll më’, shkoni nga keni ardhur. Kosovën duhet ta udhëheqin njerëzit e dijës, ata që e duan Kosovën, fëmijët tanë, të ardhmen tonë”, ka thënë ai.
Pacolli ka thënë se programi i këtij koalicioni është i dinjitetshëm.
“8% rritje të ekonomisë, 70-80 mijë vende pune, grupe pro aktive që do ti konsiderojnë idetë dhe mbështesin idetë e juaja. Çdo student që e ka kryer fakultetin dhe ka një diplomë ai do të punësohet menjëherë. Dilni votoni për ardhmërinë e juaj”, ka thënë ai./Arbresh.info

Ylli i Man Cityt drejt kalimit tek Benfica, rol të madh po l...
Aksident tragjik në aksin Levan-Tepelenë, vdes 16-vjeçari
Konjufca: Nga Ferizaj në Lipjan, mbështetje për Albin Kurtin
Papa Leo bën thirrje për ‘guxim’ për t’i dhënë fund luftës n...
Pas Emërllahut, Polissya nënshkruan edhe me Ilir Krasniqin
Mimoza Kusari njofton për vdekjen e babait të saj