Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se në mandatin e tij do të krijojë 30 deri në 40 mijë vende të reja pune në vit për të rinjtë e Kosovës.
Pacolli e dha këtë deklaratë sot gjatë një vizite që zhvilloi në Qendrën Inovative në Gjakovë, shkruan arbresh.info.
Ai shtoi se ka për qëllim që të mbështes në mënyrë maksimale idetë e të rinjëve duke caktuar për këtë buxhet prej 100 milionë euro.
“Në projekt e kemi të qartë kthimin e departamentit të Punësimit në një department proaktiv, do të formohen grupe të ndryshmke profesionale që do t’i presin të rinjtë me ide. Çdo ide që vjen do të analizohet bukur dhe ato që do të kenë shansë që të implementohen ne do të parashohim fonde qeveritare për ta. Mendoj që në mandatin e parë ky department të ketë të paktën 100 milionë euro dhe tu mundësoj të rinjëve që janë shumë aktiv që t’I paraqesin idetë e tyre”, u shpreh Pacolli gjatë kësaj vizite.
Ai dëgjoi edhe idetë e të rinjëve që punojnë në këtë qendër të cilët ia përshkruan punën që bëjnë aty.
Pacolli u premtoi atyre mbështetje konkrete./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1426025934129161/
Zelensky viziton sot Mbretërinë e Bashkuar
Sulmohet ambasada amerikane në Irak
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot për shpalljen e Iranit sht...
Trump: Dua të shtyj udhëtimin në Kinë, për shkak të luftës m...
Joseph e quan situatën në Kosovë “katastrofë”, kritikon Kurt...
Reshje shiu dhe ulje temperaturash të martën