Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim kortezie Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Philip Kosnett, nga i cili ka pranuar edhe kopjet e letrave kredenciale, nëpërmjet të cilave ai u akreditua si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i SHBA-ve në vendin tonë.
Në margjina të këtij takimi të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Ata vunë në dukje në veçanti marrëdhënien speciale dhe partneritetin strategjik në mes dy vendeve dhe dy popujve, njofton MPJ.
Gjatë takimit, kryediplomati kosovar, Pacolli, e ka konsideruar si “jetike për Republikën e Kosovës vazhdimin e mbështetjes së mëtutjeshme dhe bashkëpunimit të ngushtë dhe të afërt me SHBA-në”.
Ambasadori amerikan, Kosnett, shprehu qëllimin e tij për të mbajtur bashkërendim të afërt mes Ambasadës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...