Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli në emisionin “Debat” të RTK-së, ka thënë se pjesëmarrja e kësaj partie në listën zgjedhore të LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, do ta rris votën e LDK-së.
“Po të ishim bashkë në vitin 2017, LDK-ja do të dilte e para në zgjedhje aso kohe. Për votuesit e AKR-së është kënaqësi ta votojë listën e LDK-së, sepse jemi një brum”, ka thënë Pacolli.
Ai ka thënë se nuk do të tërhiqet nga politika kosovare, edhe pse ndjehet i përmbushur në jetë me çdo gjë.
“Në jetën time jam i përmbushur, e kam arritur çdo gjë në jetë dhe politikën nuk e kam pasur nevojë. Por ideja që të kontribuoj për vendin tim, me ka shtyrë të jem në politikë”, ka thënë Pacolli në RTK.
Sipas tij, dëshira e tij e parealizuar mbetet që asnjëherë nuk e ka pasur timon e qeverisë.
“Të paktën dy vite do të doja ta drejtoja Qeverinë e Kosovës. Ato dy vite do të quheshin si mrekullia e qeverisjes kudo në Evropë. Do të isha një kryeministër që retorikën do ta linte anash, dhe synimin do ta arrija përmes ekonomisë. Me mbetet merak që këtë ta arrija me rezultate të prekshme”, ka thënë Pacolli.
SHBA-të godasin dy anije të tjera në Paqësor, 5 të vrarë
Shtatë të vdekur nga rrëzimi i aeroplani në SHBA, mes tyre d...
Dhunë dhe protesta në Bangladesh pas vdekjes së udhëheqësit ...
Kane po mbush boshllëkun e Muller te Bayern Munich
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhjen e radhës