Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e të mbushur me mirësi

19:20 | 4 Prill 2026
Q L

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ndarë një mesazh përshëndetës nga Lugano, duke përcjellë urime për fundjavën.

Përmes një postimi, Pacolli ka publikuar një pamje pranë liqenit, teksa ka shkruar se qetësia e atij vendi e fton për reflektim.

“Pak çaste para perëndimit të diellit në Lugano, qetësia e liqenit të fton për reflektim. Nga kjo pamje e bukur, ju përshëndes të gjithë miqve të mi dhe ju uroj një vikend të qetë e të mbushur me mirësi 🙏🏻”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i tij vjen si një mesazh i qetë dhe pozitiv për ndjekësit në prag të fundjavës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale