Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Malt të Zi janë një test i madh për të ardhmen euro-atlantike të këtij vendi, për të cilin thotë se është mbështetës dhe aleat i Republikës së Kosovës.
Pacolli përmes një shkrimi në facebook, ka thënë se vota e unifikuar e bashkëkombëseve tanë rreth Listës Shqiptare është e domosdoshme, shkruan arbresh.info.
Postimi i plotë:
Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, që do të mbahen me 30 gusht të këtij viti, janë test i madh për të ardhmen euro-atlantike të vendit i cili është mbështetës dhe aleat i Republikës së Kosovës. Vota e unifikuar e bashkëkombasve tanë rreth Listës Shqiptare është garant i unitetit territorial, politik dhe orientimit perendimor të Malit të Zi. Vota unike shqiptare është e domosdoshme./arbresh.info
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...